UPTC shpk i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së privatësisë suaj, prandaj dëshirojmë t’ju informojmë mbi llojin e të dhënave që mbledhim për ju, si i përpunojmë, ruajmë, mbrojmë, apo i shpërndajmë ato, si dhe të drejtat tuaja gjatë këtij procesi.
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave bëhet nga UPTC shpk në konsideratë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
(në veçanti Neni 35 i tij), Konventave të ratifikuara nga shteti Shqiptar, Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të
Dhënave Personale” e akteve të dala në bazë dhe për zbatim të tij, kuadrit tjetër ligjor/rregullator që kërkon mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale.
Në hartimin dhe aplikimin e Politikës së Privatësisë, UPTC shpk ka konsideruar gjithashtu Rregulloren e Përgjithshme
Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr 2016/679 të Bashkimit Evropian.
Nën frymën e kësaj kornize rregullatore dhe sipas standardeve të pranuara tregtare mbledhja dhe përpunimi i të dhënave nga UPTC është legjitim nëse: a) keni dhënë pëlqimin për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale për një ose më shumë qëllime dhe ky pёlqim mund tё jetё shkresor ose nё me mjete tё tjera elektronike ose me ҫdo lloj forme/mekanizmi qё shpreh vullnetin tuaj; ose b) bëhet për lidhjen e një kontrate/marrёdhёnie, në të cilën do të jeni pjesë; ose c) kryhet në zbatim të detyrimeve ligjore; ose ç) bëhet për mbrojtjen e interesave jetësore të individëve; ose d) kryhet për përmbushjen e detyrave në interes të publikut ose në ushtrimin e detyrave zyrtare në cilësinë e kontrolluesit; ose dh) kryhet për ushtrimin e të drejtave legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, përjashtuar rastet kur vijnë në kundërshtim me të drejtat themelore.
UPTC shpk mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale (psh: Emër, atësi, mbiemër, datëlindje, vendlindja, vendbanim, ID/Pasaportë, numur personal, mosha, gjinia, të dhënat shëndetësore e sensitive, fotografi, e-mail, numr telefonit, etj) kur nëpërmjet kësaj faqeje ju aplikoni dhe i regjistroni personalisht këto të dhëna në formularë, aplikacione, pёr njё ose disa qёllime siҫ pёrcaktohet mё poshtё nё kёtё politikё.
Po kështu, UPTC shpk mbledh dhe përpunon të dhëna lidhur me përdorimin e faqes tonë (psh. interesin që shfaqni mbi çështje të caktuara gjatë lundrimit në faqen tonë), nëpërmjet adresës së “IP” të kompjuterit apo celularit që keni aksesuar, apo duke përdorur “cookies” dhe mjete të ngjashme gjurmuese të mbledhjes automatike. “IP” (Protokolli i
Internetit), është një numër që ka “browser” i kompjuterit kur ju aksesoni internetin dhe sigurohet automatikisht nga server i internetit. IP nuk përbën realisht informacion të identifikueshëm për arsye se persona të ndryshëm mund të aksesojnë nëpërmjet internetit të njëjtin kompjuter. “Cookies”, janë skedar të vegjël që i vendosen “browser-it” tuaj kur vizitoni faqen e UPTC shpk, të cilat mundësojnë njohjen e “browser-it” tuaj dhe mbledhin e ruajnë informacion mbi shërbimet që keni përdorur ose çështjet që keni shfaqur interes. Mjetet e tjera gjurmuese teknologjike që mbledhin informacion mbi shërbimet që keni përdorur si identifikuesit celular "web beacons" etj, janë skedar të vegjël grafik të vendosur në faqen e internetit ose email, kryesisht të përdorura për të monitoruar aktivitetin dhe japin informacion tek serveri qëndror (që mund t’i përkasë një faqeje pritëse, rrjeti reklamues ose një tjetër palë të tretë).
Si i mbledhim të dhënat: Nëpërmjet formularëve, call center, nëpërmjet kontakteve telefonike ose email, nga palë të treta (autoritetet publike, partner) kur ligji e lejon; nga pajisjet tuaja, në rast përdorimi të web-it apo aplikacioneve tona.
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave bëhet me qëllim që: a) lënie takim dhe/ose regjistrimin dhe çeljen e kartelës për të kryer vizitë, ose trajtim mjekësor dentar ose estetik; b) diagnostikim, trajtim mjekësor dentar ose estetik; c) kontaktimin për arsye mjekësore në kuadër të vazhdimit të procedurave mjekësore; ç) konkludimin e një aplikimi dhe/ose kontrate të vlefshme për të përfituar një nga produket/shërbimet tona; d) për të identifikuar çështje dhe problematika lidhur me produktet/shërbimet apo për të trajtuar ankesa të ngritura dhe përmirësimin e shërbimeve; dh) përmbushjen e detyrimeve ligjore, rregullatore dhe/ose kontraktore; e) trajtimin e detyrimeve nё vonesё apo të drejtave të tjera ligjore/kontraktore nga vetё institucioni ynë ose nё bashkёpunim me palё tё treta apo institucionet ligjzbatuese; ë) kërkim shkencor, statistikor, analiza, pyetësor; f) për të personalizuar dhe promovuar për ju produktet/shërbimet apo çështjet për të cilat keni shfaqur ose mund të shfaqni interes, komunikimin dhe ofrimin e informacionit të rëndësishëm mbi shërbimet/produktet e kompanisë apo në lidhje me të rejat/ndryshimet, ofertat e ndryshme të lidhura me aktivitetin e klinikës, në bashkëpunim apo jo me institucione të tjera, dërgimin e mesazheve informuese dhe marketing i zkonshëm/digital (vetëm ne bazë të një pëlqimi të shprehur), pa kufizuar mjetet e komunikimit në dispozicion të këtij objektivi; g) të komunikojmë me ju dhe për arsye të tjera sipas kërkesës/njoftimit nga ana juaj. Për këtë qëllim UPTC shpk zbaton masa të forta teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat nga akseset e paautorizuara, keqpërdorimi, apo humbja e tyre. Shoqëria garanton se përpunimi i të dhënave kryhet vetëm me qëllime të përcaktuara, duke siguruar konfidencialitetit dhe integritetin e informacionit.
UPTC shpk mund të shpërndajë të dhënat tuaja tek kompanitë e të njëjtit grup (mëmë - bijë). Në rastin e ndryshimit të kontrollit që mund të rezultojë psh nga shitja, bashkimi paaftësisa paguese, falimenti ose të ngjashme, UPTC shpk rezervon të drejtën të shpërndajë të dhënat tuaja tek pala që përfiton kontrollin. Në një situatë të tillë të gjitha të dhënat do të trajtohen në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë me përjashtim të rastit kur ndryshimet në këtë Politikë bëhen sipas seksionit më poshtë mbi Ndryshimet e Politikës së Privatësisë dhe/ose kur ato bëhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe/ose për qëllim të përmirësimit të procesit të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave.
Po kёshtu, UPTC shpk bashkëpunon me palë të treta dhe kontraktor që e ndihmojnë atë në ofrimin, menaxhimin trajtimin e produkteve dhe shërbimeve, ose që e asistojnë në veprime operative mbi faqen e web, veprime teknologjike, analizimin e të dhënave, kryerjen e kërkimeve, statistikave, kryerjen e shpërndarjes së e-mail-eve, reklamimimin dhe promovimin. Institucioni ynë nëpërmjet kontratave respektive ka kërkuar prej këtyre palëve të mos përdorin apo reklamojmë të dhënat tuaja për qëllime të ndryshme nga ato që nevojiten për realizmin e kontratës së lidhur ndërmjet palëve.
Shpërndajra e të dhënave tuaja mund të bëhet nga UPTC shpk edhe tek autoritetet zyrtare ose palë të treta në rastet: a) për përmbushjen e detyrimeve ligjore; b) kur publikimi bëhet për mbrojtjen e sigurisë tuaj ose personave të tjerë, mbrojtjen e interesit publik në sektorin e shëndetit publik, për hetimin dhe shmangien e mashtrimeve apo rreziqeve tjera; c) trajtimin e detyrimeve nё vonesё apo mbrojtjen e të drejtave tona të tjera ligjore/kontraktore, nga vetё institucioni ynë ose nё bashkёpunim me palё tё treta apo institucionet ligjzbatuese, apo nё rast tё transferimit/cedimit tё tё drejtave dhe detyrimeve tek njё palё e tretё; ç) në raste të veçanta si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve apo rreziqeve ndaj personit, pasurisë ose në mbrojtje të të drejtave themelore; d) autoriteteve publike dhe shëndetësore kur kërkohet me ligj; dh) organeve publike/rregullatore ligjzbatuese (Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
AKBPM, DPT etj.) ose private për rimbursimin e shpenzimeve shëndetësore; e) specialistëve të tjerë për këshilla të nevojshme për kryerjen e shërbimit shëndetësor të kërkuar; ë) mjekut zëvendësues ose bashkëpunëtor, palëve të treta dhe kontraktorëve me të cilët shoqëria bashkëpunon, përfshirë atyre promocionale, përfshirë partnerët tanë për furnizime, përpunim pagesash, mirëmbajtje IT, konsulencë; vetëm në raste të justifikuara dhe me masa mbrojtëse adekuate. Nuk i japim të dhënat tuaja për qëllime tregtare pa pëlqimin tuaj.
Të dhënat nuk do të transferohen në një vend të tretë ose në një organizatë ndërkombëtare jashtë kushteve të parashikuar në këtë pikë. Në raste të veçanta të dhënat mund të transferohen jashtë Republikës së Shqipërisë, vetëm ku garantohet një nivel i mjaftueshëm mbrojtjeje sipas kushteve të ligjit nr. 124/2024 dhe GDPR-së.
Faqja jonë mund të ketë lidhje me faqe të tjera, të cilat zbatojnë Politikat e tyre të Privatësisë. UPTC shpk nuk transferon të dhënat tuaja tek këto faqe, por duhet të mbani parasysht të rishikoni Politikat e tyre të Privatësisë dhe se me hyrjen në këto faqe UPTC shpk nuk garanton mënyrën si këto faqe mbledhin dhe përpunojnë të dhënat tuaja.
Për sigurinë e të dhënave personale institucioni ynë ka ngritur dhe zbaton mjete dhe sisteme teknologjike që që parandalojnë aksesin e paautorizuar, përpunimin e paligjshëm, humbjen ose shkatërrimin e tyre dhe sigurojnë konfidencialitetin e të dhënave. Megjithëatë ju duhet të konsideroni rreziqet që mund të vijnë si pasojë e sulmeve të jashtme kibernetike të cilat qëndrojnë jashë vullnetit dhe mundësisë së UPTC shpk për t’i shmangur ato. Ndër masat e ndërmarra nga UPTC shpk janë: anomimizimi, enkriptimin, pseudonimizimin, kontrollet e aksesit bazuar në role, monitorimin dhe auditimin periodik të sistemeve dhe processeve që përpunojnë të dhëna personale, etj.
Të dhënat tuaja do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për: a) realizimin e qëllimit dhe natyrës për të cilën ato janë mbledhur; b) realizimin e marrëdhënies kontraktore; c) përmbushjen e detyrimeve të tjera ligjore; ç) zgjidhjen e konflikteve apo çështjeve gjyqësore; d) ushtrimin e të drejtave themelore; dh) mbrojtjen e interesit public; e) arkivimin për qëllim publik, shkencor ose historik. Në këtë kuadër, të dhënat personale ruhen zakonisht: (i) minimumi 5 deri në
10 vjet pas përfundimit të marrëdhënies; (ii) më gjatë në rast të ndonjë procesi gjyqësor apo detyrimi ligjor; (iii) më gjatë në rast të kërkesave të legjislacionit të arkivave, subjekt i të cilit është edhe UPTC shpk.
Në çdo kohë ju keni të drejtë të (a) informoheni në çdo kohë në lidhje me të dhënat që përpunohen dhe qëllimet e tyre;
(b) aksesoni informacion mbi të dhënat që janë mbledhur dhe përpunuar për ju; (c) të kërkoni korrigjimin, azhornimin,
(ç) kufizimin e përpunimit në raste të përcaktuara me ligj; (d) ndalimin e përpunimit të mëtejshëm dhe/ose fshirjen e këtyre të dhënave kur përpunimi i tyre nuk është më i nevojshëm ose keni tёrhequr pёlqimin pёr pёrpunimin e tyre;
(dh) të drejtën për transportueshmërinë e të dhënave për të dhëna në format të strukturuar; (e) të drejta për të kundërshtuar përpunimin ose për të tërhequr pëlqimin; (ë) të drejtën për të mos qenë subjekt i vendimeve automatike.
Megjithatë fshirja e të dhënave nuk mund të realizohet nëse ekziston ndonjë nga shkaqet e cituara në seksionin më lart
“Siguria dhe afati i ruajtjes së të dhënave”. Po kështu, duhet të mbani parasysh se në aspektin teknik dhe teknologjik është e pamundur fshirja e çdo regjistrimi të ruajtur në serverin tonë.
Në ushtrimin e të drejtave tuaja, keni mundësi të zgjidhni tërheqien nga marrja e komunikimeve, email-eve, publikimeve mbi produktet/shërbimet e UPTC shpk, apo njoftime të tjera reklamuese duke u ç’regjisturar nga linku apo duke anulluar zgjedhjen e opsioneve për ardhjen e njoftimeve, publikimeve etj.
Të drejtat e lartëpërmendura mund t’i ushtroni duke paraqitur kërkesë zyrtare pranë UPTC shpk në adresën që jepet në këtë faqe, ose duke e paraqitur këtë kërkesë në: [email protected], ose duke telefonuar në numrin +355676084446; Nëpunësi për mbrojtjen e të dhënave (DPO) Tel: +355684006737. Me marrjen e kërkesës tuaj strukturat respektive të UPTC shpk do të vlerësojnë kërkesën dhe do ju njoftojnë për veprimet e ndërmarra.
Nëse keni ndonjë ankesë, përveç kontaktimit të Shoqërisë, mund të drejtoheni edhe te Komisioneri për të Drtejtën e
Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në linkun: http://www.idp.al, ose më tej organeve të tjera të drejtësisë.
UPTC shpk mbledh dhe përpunojën të dhëna dhe informacione të fëmijëve për arsye shëndetësore vetëm në përputhje me kërkesat ligjore dhe angazhohet në mbrojtjen e privatësisë së tyre.
Për çdo pyetje, paqartësi, kërkesë, ankesë lidhur me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja ju mund të drejtoheni UPTC shpk në adresat dhe kontaktet si më poshtë:
Zyrën Qendrore të UPTC shpk me adresë: Lagjia Loni Dhamo, Lushnje, Shqipëri;
Në të gjitha Degët e UPTC shpk në Shqipëri;
Adresën e-mail: në adresën [email protected]; Tel/Cel: +355676084446
Nëpunësi për mbrojtjen e të dhënave (DPO) Tel: +355684006737
Me marrjen e kërkesës tuaj strukturat respektive të UPTC shpk do të vlerësojnë kërkesën dhe do ju njoftojnë për veprimet e ndërmarra. Nëse mendoni që çështjet dhe problematikat e paraqitura nga ju mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur, ju keni të drejtë t’i drejtoheni Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale në linkun: http://www.idp.al, ose më tej organeve të tjera të drejtësisë.
UPTC shpk rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë këtë Politikë të Privatësisë dhe produktet/shërbimet që ofrohen, të cilat do të bëhen efektive në datën e publikimit të tyre në këtë faqe, apo njoftimit me e-mail, ose me çdo mjet të mundshëm komunikimi. Përdorimi i kësaj faqeje edhe pas ndryshimeve të Politikës së Privatësisë, konsiderohet miratim nga ana juaj e këtyre ndryshimeve. Ne inkurajojmë rishikimin periodik të Politikës së Privatësisë me qëllim azhornimin tuaj me ndryshimet dhe praktikat më të reja. Nëse ju nuk pranoni kushtet e kësaj Politike, ju nuk mund të procesoni më tej në këtë faqe.
Konfirmoj se informacioni i dhënë prej meje është i saktë dhe i vërtetë. UPTC shpk ka të drejtë të mbledhë dhe të përpunojë të dhënat e mia vetëm për qëllime të lidhura me ofrimin e produkteve/shërbimeve.
Pranoj që të dhënat e mia personale të përpunohen nga UPTC shpk në përputhje me ligjin
124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, me qëllim marrjen e produktve/shërbimeve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore. Ky përpunim kryhet duke siguruar nivelin më të lartë të sigurisë.
☐ Pranoj
☐ Refuzoj
Me pëlqimin tim, UPTC shpk mund të përdorë të dhënat e mia personale për oferta personale të produkteve dhe shërbimeve të saj, duke më kontaktuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit.
☐ Pranoj
☐ Refuzoj
Unë autorizoj UPTC që të transferojë të dhënat e mia personale për përpunim të mëtejshëm te palë të treta. Ky pëlqim mund të revokohet në çdo kohë.
☐ Pranoj
☐ Refuzoj